Vera dhe veshi, ç’duhet të dini mbi “veshin e notarit”

Dr. Julian Dervishi, otorinolaringolog

Ndoshta ju vjen çuditshëm nëse mësoni se forma e veshit mund t’ju bëjë më pak apo më shumë të prekshëm ndaj “veshit të notarit” apo “otiti ekstern”, siç quhet ndryshe. Edhe pse asnjë nga ne nuk mund të bëjë asgjë në lidhje me formën e vet të veshi i notaritveshit, ka mënyra që mund të parandalojnë infeksionin e veshit të jashtëm apo “veshin e notarit”. Në otitin ekstern ka inflamacion në kanalin e jashtëm të veshit, në zonën e përparme të membranës timpanike. Simptomat e këtij infeksioni përfshijnë dhimbje në lobin e veshit apo gjatë prekjes, drenazhim.

Otitis ekstern zakonisht ndodh kur uji mbetet brenda kanalit të veshit. Pavarësisht emrit, nuk është e thënë të notosh për të pasur “veshin e notarit”, por stina e verës është ajo që e favorizon më tepër këtë infeksion, jo vetëm në lidhje me aksesin që të jep kjo stinë në lidhje me ujin (pishina, det), por dhe me kushtet klimaterike, si: lagështia apo nxehtësia.

Mënyra më e mirë për të parandaluar këtë infeksion është mbajtja e veshit pastër dhe thatë.

  • Përdorni peroksid hidrogjeni për të pastruar dyllin e veshit, sepse mospastrimi ndihmon ujin të mbetet aty.
  • Mos përdorni pambuk për të pastruar apo tharë veshët..
  • Përdor tharësen e flokëve, për të tharë kanalin e veshit nëse ai është i lagur.
  • Vendosni tapa veshësh apo kapuç noti, këto do t’ju ndihmojnë ta mbani ujin jashtë veshit.

Pse uji dhe lagështia favorizojnë “veshin e notarit”?

Bakteret që zakonisht jetojnë në lëkurë apo kanalin e veshit, fillojnë të shumohen në kushte të ngrohta, lagështi, duke shkaktuar irritim, infeksion apo inflamacion.

Edhe një infeksion fungal mund të japë të njëjtin problem.

“Kanali i veshit është i errët dhe i ngrohtë”, nëse i shtohet dhe lagështia, ofron të gjitha kushtet që bakteret të jenë të lumtura.

Trajtimi i këtij infeksioni është me pika në vesh deri te antibiotikët oralë, sipas rastit.

Postime të ngjashme

Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?