Gruaja e portierit Alban Hoxha vdiq nga pakujdesia, në gjykatë dy mjekë

Prokuroria e Tiranës, çon në gjykatë dosjen penale ndaj dy mjekëve të maternitetit “Kocco Gliozheni”. Me akuzën “mjekim i pakujdesshëm”, një gjinekolog dhe një anesteziste, të cilët asistuan në lindjen e gruas së portierit të kombëtares, do të dalin përpara gjykatës. Padia ndaj tyre u bë nga familja e të ndjerës, Dorjana Haka, një muaj pas vdekjes gjatë lindjes së foshnjes së saj, dhe që nga mjekët u cilësua si vdekje natyrale.

alban hoxhaVdekja e Dorjana Hakës, bashkëshortes së portierit të kombëtares Alban Hoxha , në dhjetor të vitit të shkuar gjatë lindjes së foshnjës, ka dy mjek përgjegjës që pritet të gjykohen me akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”.

Elona Hoxha, anesteziste dhe Petrit Burba, mjek obstetër – gjenekolog, janë marrë zyrtarisht të pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e mjekimit të pakujdesshëm, që ka sjellë për pasojë vdekjen gjatë lindjes në maternitetin “Koço Gliozheni” të së ndjerës Dorjana Haka.

Një muaj pas ngjarjes së rëndë Prokuroria e Tiranës, nisi hetimet në lidhje me trajtimin mjekësor të pacientes pak minuta pas lindjes. Në fillim vdekja e saj u raportua si natyrale, për shkak të komplikacioneve shëndetësore. Familja e vajzës denoncoi në prokurori faktin se shkaku kishte lidhje me veprimet dhe neglizhencën e mjekëve gjatë lindjes.

Tashmë dosja për dy mjekët e maternitetit është dërguar në gjykatë në pritje të nisjes së procesit gjyqësor./ Ora News

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm