Konkursi “Historia Ime” e Pjesëmarrjes Elektronik: “Kërkohen e-Qytetarë Aktiv!”

Konkursi Online “ Historia ime e e-Pjesëmarrjes” kërkon të mbledhë sa më shumë histori personale të qytetarëve të cilët kanë përdorur instrumentet e pjesëmarrjes elektronike të BE ose kombëtare për të ndikuar politikë bërjen dhe për të bërë ndryshim në jetën e tyre dhe të të tjerëve. Ne duam të dëgjojmë nga ju ! Na tregoni rreth eksperiencës tuaj ( pozitive ose negative) të përdorimit të instrumentave të e-Pjesëmarrjes dhe fitoni mundësinë për t’i ndarë personalisht me politikanë të BE-së në Bruksel. Nuk ka rëndësi nëse jeni një aktivist i shoqërisë civile që i përdorni instrumentat dixhital çdo ditë apo sapo jeni njohur me e-Pjesëmarrjen dhe me të ashtuquajturën “politikë-bërje” nga kudo.

KonkursiNa tregoni historinë tuaj në një ese të shkurtër ose video. Historia juaj do të shfaqet në një përmbledhje të historive dhe mund të fitojë një ftesë në konferencën “e-Pjesëmarrjen nga perspektiva e të qytetarëve” në Bruksel në dhjetor 2015.

Ky Aplikim është i hapur nga 7 Maj deri në 31 Korrik. Fituesit do të informohen për rezultatin në mes të Shtatorit.

Rregullat e Konkurimit:

Çdo qytetar i BE dhe çdo qytetar nga e gjithë Europa në moshën nga 16-116 vjeç mund të konkurrojë. Ju mund ta paraqisni historinë tuaj ose në format të shkruar (një ese e shkurtër me 500 fjalë) ose një video 3 minutëshe (mund të jetë e ndërtuar në formën e një interviste duke ju regjistruar ju duke treguar eksperiencen ose dhe duke e inskenuar ngjarjen ). Historia juaj duhet të jetë e lidhur qartësisht me Pjesëmarrjen elektronike dhe duhet të keni përdorur instrumenta të Pjesëmarrjes elektronike për ta zgjidhur problemin ose arritur rezultatin e dëshiruar.  Duhet të tregohet në një formë interesante dhe përfshirëse. Pikë shtesë do të jepen historive që kanë përdoruar instrumentet e pjesëmarrjes elektronike në nivelin e BE.

Ju duhet ta dorëzoni historinë përpara 31 Korrikut duke përdoruar formen e aplikimit (https://tceurope.wufoo.com/forms/konkurs-historia-ime-e-epjesamarrjes/) në shqip.  Të gjitha esetë do të vlerësohen sipas kritereve të vlerësimit dhe fituesi nga Shqipëria do të zgjidhet dhe ftohet sëbashku me 11 qytetarë nga vendet e tjera të përfshira në program për të ndarë eksperincat e tyre në politikë-bërje në Bruksel.

Historia duhet të shkruhet dhe dërgohet në stil të lirë në formatin word ose pdf dhe duhet të mbuloj pikat e mëposhtme:

Pse? Cili ishte motivimi juaj?

Cilin instrument të pjesëmarrjes elektronike keni përdorur?

Ishte një problem individuar apo një problem i përgjithshëm? Sa njerëz u përfshinë dhe influencuan?

Cili ishte rezultati? Ishte impakti? Përfitimi individual apo më gjerë?

Ishte eksperienca juaj e parë e këtij lloji?

Apliko këtu : https://tceurope.wufoo.com/forms/konkurs-historia-ime-e-epjesamarrjes/

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës