Dhjamosja lokale, a mund të dobësohesh vetëm në një zonë të caktuar?

Një ndër problemet më të mëdha për njerëzit, sidomos në stinën e verës, është mbipesha dhe dhjamosja. dhjamosja lokalePor, ka shumë individë që “shëndetin” e kanë në zona të caktuara, dhe e kanë shumë të vështirë që të bëjnë një trup të njëtrajtshëm. Ky fenomen është quajtur si “dhjamosje lokale”, vetëm në një pjesë të caktuar të trupit.

A mund të synohet që të humbisni peshë vetëm në një zonë të caktuar?

Për fat të keq, kjo gjë nuk mund të ndodhë. Nëse keni një strukturë të tillë (jo të njëtrajtëshme) që nga fëmijëria, problemi vetëm mund të reduktohet dhe jo të zhduket. Nëse e keni fituar më vonë këtë strukturë (me dhjamosje lokale), atëherë kjo peshë do të eliminohet.

Kjo gjë ndodh sepse kur humbni peshë, ju humbisni masë dhjamore në të gjithë trupin dhe jo vetëm në zona të caktuara.

A mund të humbisni peshë në zona të caktuara duke u djersitur (me anë të aktiviteteve fizike të ndryshme)?

Në rastet kur bëni aktivitete fizike dhe humbisni peshë vetëm në zona të caktuara, kjo do të thotë që ju keni një strukturë të ndërtuar në mënyrë të atillë. Nëse nuk humbisni peshë në këto zona, por gjithsesi djersiteni, atëherë ka gjasa se në zonat ku keni probleme, thjesht keni humbur  lëngje dhe jo masë dhjamore.

A është stërvitja dhe të ushqyerit mënyra më e drejtë për të humbur peshë?

S’ka dyshim se ky kombinim është mënyra më e përshtatshme për t’u përballuar me problemin. Vetëm se në këto raste ku dhjamosja është në pjesë të caktuara (p.sh bark ose kofshë dhe vithe), duhet të keni një dietë të personalizuar në varësi të problemit dhe nevojave të personit.

Kjo është thelbësore për shkak se përpjekja do të jetë afatgjatë dhe për këtë arsye individi duhet të kombinojë një dietë të personalizuar dhe aktivitet fizik specifik. Ushtroni muskujt specifikë, në mënyrë që të digjni yndyrën në pjesët që keni nevojë. Kështu, nëse barku është zona juaj problematike, atëherë bëni ushtrime për të forcuar muskujt e barkut.

Është e nevojshme që të kryeni aktivitet fizik të paktën 3-4 herë në javë për 45 minuta. Ushtrimet më të mira janë vrapi, hedhja në litar, noti dhe çiklizmi, sepse humbet shumë kalori pas ushtrimit të tyre.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës