Rozmarina është një gjethe që rritet në klimë të butë, mesdhetare. Kjo barishte ofron kaq shumë bnefite shëndetësore dhe është “mëkat” nëse nuk e përfshini në programin tuaj ushqimor.
Antioksidues i shkëlqyer: Rozmarina përmban antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë trupin nga radikalet e lira. Kjo barishte është dhe anti-inflamator. Gjithashtu parandalon melanomën dhe kancerin.
Efekt anti-inflamator: rozmarina jep rezultate fantastike si një anti-inflamator dhe përdoret në lehtësimin e astmës, artrit dhe sëmundjeve të tjera inflamatore. Pa dyshim, ka edhe bimë të tjera të cilat mund të japin rezultate të mira dhe të shpejta në uljen e inflamacionit, por rozmarina është sigurisht e dobishme.
Ushqim për trurin: Rozmarinë është përdorur për të stimuluar sistemin nervor në tru. Ajo është gjithashtu e lidhur tradicionalisht me forcimin e kujtesës.
Lufton sëmundjet e veshkave, stresin, rregullon qarkullimin e gjakut, përmirëson tretjen, nxit rritjen e flokëve dhe mbron sistemin imunitar.
Si ta përdorim:
Si vaj esencial: mund ta përdorni për ti dhënë ambienteve aromë të mirë ose mund ta aplikoni në lëkurë ( më përpara konsultohuni me dermatologun).
Çaj: mund të përgatisni çaj rozmarine në shtëpi, zieni disa fletë rozmarine për 10 minuta dhe konsumoheni lëngun e përfituar.
Ushqim: mund të përdorni rozmarinë të freskët si përbërës në supë, ose në gjellë të ndryshme. Përgatiti për “Shëndet+: Elena Beta


