Cilat cilësi të femrave vlerësojnë meshkujt

Shumica e meshkujve vlerësojnë më shumë cilësitë e brendshme të një femre sesa thjesht aparencën e jashtme. Megjithëse pamja fizike është impakti i parë që krijojnë meshkujt për një femër, ata i shtrijnë vlerësimet në më shumë se aq. Ja disa nga cilësitë që meshkujt vlerësojnë më shumë tek një femër që duan të kenë në krah:

ciftDëgjuese e mirë: shumica e meshkujve vlerësojnë femrat të cilat janë të afta t’i dëgjojnë, dhe jo ato që bëjnë komente pa fund për çdo situatë. Femrat që të dëgjojnë, shfaqin shenja përkushtimi dhe durimi.

Spontaniteti: “marrëzitë” dhe lirshmëritë e momentit i çmendin meshkujt. Ata nuk i pëlqejnë femrat që duan të veprojnë apo të mendojnë brenda kornizave.

Shofere e mirë: këtë fakt ata e lidhin ma aftësinë e nuhatjes së rrezikut dhe shkathtësinë e menjëhershme.

Kuzhiniere të mira: meshkujt janë dakord me shprehjen “dashuria vjen nga stomaku”. Për ata partnerja ideale duhet të ketë edhe aftësi të mira në kuzhinë.

Sinqeriteti: të gjithë mendojnë se sinqeriteti duhet të jetë tipari themelor i njeriut, gënjeshtrat nuk i duron askush.

Gatishmëria për të bërë kompromise: çdo femër duhet të negociojë me parnerin në mënyrë që të gjendet zgjidhja e pranueshme për të dyja palët. Meshkujt i urrejnë femrat kokëforta.

Përkushtimi: kjo është një cilësi që i bën ata të ndihen të dashuruar, prandaj e rendisin si një nga cilësitë më të mira që duhet të ketë partnerja e tyre e së ardhmes.

Instinkti prej nëne: kjo është një cilësi e domosdoshme për meshkujt. Ata duan një femër që të kujdeset në mënyrën më të mirë të mundshme për fëmijën e tyre.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë