Viagra dhe të sëmurët me zemër

Për “Shëndet+”, mjeku kardiokirurg Edvin Prifti

Efektet laterale të viagrës janë të lehta në mesatare. Këto nënkuptojnë një ndjeshmëri të rritur, tretje jo e mirë e ushqimit, disa viagraalternime të të parit, diarre, dhembje koke. Viagra nuk rekomandohet në pacientët me sëmundje të arterieve koronare që janë në terapi me nitrate.

Nitratet përdoren për trajtimin e dhembjes së gjoksit ose anginës për shkak të sëmundjes së arterieve koronare te këta pacientë. Këto medikamente përfshijnë nitroglicerinën sprai, pomadë, pasta ose edhe tabletë, të cilat mund të gëlltiten, përtypen ose treten në gojë. Nitrodur, Imdur dhe Ismo janë edhe preparatet që përdoren më shpesh në praktikën klinike. Në rast se ju nuk e dini nëse merrni nitrate në terapi apo jo, ose në rast se nuk e dini se çfarë janë nitratet, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Marrja e Viagrës së bashku me nitratet mund të jetë shumë e rrezikshme. Ky kombinim mund të prodhojë një ulje të rëndësishme të presionit të jakut, humbje të vetëdijes dhe vdekje.

Pacientët të cilët marrin medikamente për trajtimin e presionit të lartë të gjakut dhe duan të fillojnë të marrin viagrën, duhet të kontrollohen te mjeku i tyre. Disa medikamente, si: eritromicina dhe cimetidina mund të ndikojnë në metabolizmin e viagrës. Problemet e mëlçisë, të veshkave dhe mosha e avancuar mund të ndikojnë gjithashtu. Nuk duhet asnjëherë që të eksperimentohet me viagrën, duke marrë një tabletë nga dikush për ta provuar. Marrja e saj duhet të jetë gjithmonë nën vëzhgimin e mjekut.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij