Sa e rrezikshme është korseja për shëndetin

Korsetë mund të duken si shpikja me e mirë dhe më efektive për t’ju dhënë të gjitha femrave belin që dëshirojnë, por ajo që nuk dihet nga shumica e përdoruesve të korseve janë dëmet që i shkaktojnë shëndetit këto “ mrekulli”  kaq të dashura për gratë dhe për disa burra.

korseShtypin organet:  këto objekte nuk mund ta bëjnë punën e tyre nëse nuk qëndrojnë të shtrënguara, por kjo bën barkun, zorrët dhe zorrën e trashë të qëndrojnë ngjeshur.  Dr. Kumerle thotë se kjo veshje mund të shkaktojë  urth në stomak. Trakti i tretjes preket gjithashtu, pasi zorrët qëndrojnë të ngjeshur gjatë një periudhe të gjatë kohore dhe proçesi i tretjes ngadalësohet apo edhe ndalon.

 Dëmtojnë zorrët: Njerëzit që vuajnë nga çrregullime të zorrëve duhet të evitojnë veshjen e korseve.   Gjithashtu korseja ndikon në procesin e urinimit duke ju stimuluar ta shtyni atë, kjo gjë mund të shkaktojë stres.

Pengon frymëmarrjen: Një problem tjetër që shkakton korseja është vështirësia në proçesin e frymëmarrjes. Kur merrni frymë, diafragma zgjerohet  por korseja e kufizon këtë lëvizje.

Dhimbje në këmbë dhe mpiksje e gjakut:  Kur përdorni korse tepër të ngushta dhe të shtrënguara për të pasur këmbë më të holla, jeni duke dëmtuar tej mase shëndetin tuaj. Mund të keni mpirje dhe dhimbje në këmbë si dhe ulje të qarkullimit të gjakut gjë që sjell mpiksjen e tij. Korseja gjithashtu mund të zhvillojë venat me variçe dhe këmbët e fryra.

Dhimbje muskujsh: Shumë njerëz përdorin korsenë për të shmangur dhimbjet e muskujve, por harrojnë se ajo nuk është projektuar për të shëruar dhimbje por si një produkt kozmetik, dhe ky është një dallim i madh.

Provokon infeksione: Infeksioni më i zakonshëm është folliKulitis dhe mund të trajtohet lehtë me antibakteriale natyrore, por në qoftë se përdorni shpesh  antibiotikët, infeksionet e përsëritura mund të zhvillojnë rezistencë ndaj antibiotikëve, kështu që ata bëhen të vështirë  më e vështirë për tu trajtuar. Këto rreziqe janë më të larta tek individët mbipeshë, diabetikët dhe ata që djersinë tepër./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?