Arsyet pse dushi çdo ditë dëmton trupin

Një studim i ri nga Universiteti i Bostonit tregon se, nëse bëni dush çdo ditë, do të dëmtoni lëkurën dhe do të hiqni yndyrën bej dushesenciale të saj. Dushi me ujë të nxehtë çdo ditë irriton lëkurën dhe e bën atë më të thatë. Me anë të dushit ju mund të mbani larg bakteret dhe papastërtitë, por do t’i bëni dëm në të njëjtën kohë edhe lëkurës.

Sipas studimit, është konstatuar se dushi jo domosdoshmërisht heq erën e keqe të trupit, nuk është me rëndësi fakti se sa shpesh laheni, por mënyrën se si laheni. Mos përdorni sapun për trupin kur bëni dush, sepse sapuni ka tendencën që ta thajë lëkurën dhe t’i heqë yndyrnat esenciale. Në çdo rast duhet të përdorni ujë të vakët, dhe jo të nxehtë. Përdorni shampo me efekt zbutës dhe hidratues në vend të sapunit.

Dushi duhet të ketë efekt terapeutik për të hequr lëkurën e thatë dhe për t’i dhënë lëkurës lagështirën e nevojshme për të qëndruar e hidratuar. Këshillohet të bëni dush 10 minuta në 2-3 ditë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?