Pesha është një betejë e vazhdueshme. A e pyesni veten se si e arrijnë VIP-at peshën ideale në një periudhë kohore shumë të shkurtër? Së bashku me dietën e duhur dhe stërvitje në baza të rregullta, shumica e personave publikë e arrijnë peshën ideale.
Pak ditë përpara shfaqjeve të tyre njerëzit e famshëm hanë vetëm fruta dhe perime të pasura në ujë. Marule, selino, kastravec, portokall, pjepër, shalqi, asparagus dhe bishtaja janë disa nga ushqimet më kryesore që i konsumojnë këta të famshëm. Këto ushqime janë të pasura në fibra dhe nuk lejojnë depozitimin e dhjamit në bark.
Një ndër pyetjet që bëhet më shpesh, është se si të famshmet dobësohen menjëherë pas lindjes? Një ndër trajneret më të njohura të Hollivudit, Ramona Braganza, shpiku një dietë ushqimore me 1700 kalori në ditë dhe 2 litra ujë. Këtë dietë e kanë përdorur Jessica Alba dhe Halle Berry menjëherë pas lindjes.
Beyonce është një prej personave që ka provuar disa dieta drastike për të arritur peshën që ka. Në 10 ditë ajo është “ushqyer” vetëm me një lëng i përbërë nga shurup panje, lëng limoni, ujë dhe piper i kuq. Ajo është shprehur se ka humbur rreth 10 kg por s’do ta përsërisë më kurrë.
Dieta e famshme e Bob Harper “i betohet” numërimit të kalorive. Ai shprehet se një femër duhet të ushqehet me 800 kalori në ditë ndërsa një mashkull me 1200 kalori në ditë dhe këto kalori duhet t’i marrin vetëm nga frutat dhe perimet. Kjo është me të vërtetë drastike!
Shumica e VIP-ave botërorë hanë karbohidrate, si drithëra, bukë, fasule, qumësht vetëm në mëngjes. Gjatë ditës ata ushqehen me shumë perime dhe më pak proteina.
Të famshmit botërorë bëjnë rreth 45 minuta aktivitet fizik në mëngjes. Sipas trajnerëve të tyre aktiviteti fizik në mëngjes të ndihmon të dobësohesh më shpejt.
Çdokush e di se dietat nuk janë të mira që të mbahen për një periudhë afatgjatë dhe pas tyre pesha rifitohet përsëri. Për të shmangur këtë, të famshmit bëjnë aktivitet fizik 5 herë në javë që ta mbajnë trupin në formë.
Shumica e VIP-ave nuk pinë alkool disa javë para shfaqjeve apo koncerteve të tyre. Pijet alkoolike e bëjnë trupin që të depozitojë ujë dhe të duket më i fryrë. Alkooli ngadalëson metabolizmin gjithashtu.
Anne Hathaway ka mbajtur një dietë drastike që s’do t’jua rekomandonim kurrë! Ajo është ushqyer me vetëm 2 gota bollgur të thatë çdo ditë, kur ishte duke xhiruar filmin “Të mjerët”.
Një tjetër dietë drastike ka mbajtur edhe Elizabeth Hurley. Ajo është ushqyer vetëm me 6 gota supë lakre në ditë.
Megan Fox është një tjetër aktore që ka zbatuar një shpikje të çuditshme. Ajo miksonte uthull molle me ujë dhe e pinte çdo ditë. Sipas Fox, kjo përzierje i përshpejtonte metabolizmin dhe nuk e lejonte të shtonte në peshë.
Uji është “elementi magjik” thuajse për të gjithë VIP-at. Beyonce dhe Kim Kardashian e vërtetojnë këtë. Ato thonë se pinë të paktën 8 gota ujë në ditë.
KUJDES!!! Ju nuk duhet t’i mbani këto dieta pa u konsultuar me ndonjë mjek. Trupa të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme. Mos rrezikoni shëndetin me dieta drastike, ju jeni çfarë hani, pra, hani shëndetshëm.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Për më tepër për rënien nga pesha lexoni:
Të dobësohesh shëndetshëm? Ja analizat që duhet të kryeni paraprakisht


