Dhimbjet e kurrizit janë të pashmangshme sidomos kur qëndroni ulur për kohë të zgjatura dhe nuk bëni aktivitet fizik. Këtu do t’ju paraqesim disa këshilla si të parandaloni dhimbjet e kurrizit:
Uluni në mënyrë korrekte: kjo është një ndër pikat kryesore nëse punoni në zyrë. Qëndrimi ulur në mënyrë korrekte luan një rol majft të rëndësishëm ne problemet e kurrizit. Qëndrimi i korrekt duhet të jetë në formë S-je dhe jo C-je. Pas çdo gjysmë ore që qëndroni ulur duhet të çoheni dhe të lëvizni për disa sekonda.
Qëndroni drejt: qëndrimi në mënyrë të kërrusur ndikon në dhimbjet e kurrizit.
Vishni këpucë të përshtatshme: muskujt e këmbës kanë kontakt direkt me shtyllën kurrizore. Ju duhet të vishni këpucë me material të butë dhe të përshtatshëm dhe me gomë rreth 3-4 cm. Këpucët e sheshta ndikojnë në dhimbjet e kurrizit.
Mos pini duhan: duahnpirësit e ndiejnë më shumë dhimbjen e kurrizit sesa njerëzit e tjerë që nuk konsumojnë duhan, kjo për shkak se pirja e duhanit ul rrjedhjen e gjakut në shpinë.
Mësoni si t’i ngrini peshat: për ngritjen e objekteve të rënda duhet të përdorni forcën e këmbëve, dhe jo të shpinës. Përdorimi i muskujve të shpinës për ngritjen e peshave mund të çojë në rreziqe shumë të mëdha për shtyllën kurrizore.
Pakësoni përdorimin e jastikëve: nëse flini me 2 jastikë mund të ndikojë në tendosjen e muskujve të qafës dhe dëmton shtyllën kurrizore. Cilësia e jastëkëve luan gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm në problemet e shtyllës kurrizore.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
