Beqaj, do luftojmë informalitetin në tregun e barnave. Reagojnë mjekët: Farsë!

Ditën e djeshme, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se ministria është plotësisht e angazhuar për të luftuar çdo mundësi informaliteti në tregun e barnave. Në fjalën e tij ministri theksoi se “është e rëndësishme që paratë që qytetarët paguajnë për të shkuar në arkën e shtetit të mbërrijnë aty”.

beqaj2“Nëse qytetarët blejnë një bar apo paguajnë për një shërbim shëndetësor, pjesë e pagesës së tyre është edhe sasia e parave që duhet të shkojë nga privati në arkën e shtetit. Prandaj, duhet të sigurohen të gjithë pacientët që për barnat apo shërbimet që blejnë në treg, të marrin kuponin tatimor. Kjo është e vetmja siguri që paratë që secili prej nesh paguan për të shkuar në arkën e shtetit të mbërrijnë në destinacion. Vetëm kështu, qeveria do të mund të ndërtojë më shumë spitale, të furnizojë më mirë spitalet dhe të ofroje shërbim më të mirë”, vazhdon ministri në fjalën e tij.

Ashtu si për çdo nismë tjetër, as këtë herë nuk kanë munguar komentet e mjekëve në rrjetet sociale, si e vetmja mënyrë e pakushtëzuar e shprehjes së mendimeve. Njëri prej tyre që në krye të herës e konsideron këtë nismë si një farsë.

“A po e dëgjoni farsën e fundit? Për të krijuar përshtypjen se po luftohet korrupsioni, Ministri Beqaj deklaron që do të kontrollohen kuponët tatimore nëpër farmaci. Ndoshta do të krijojë përshtypjen sikur po lufton korrupsionin.

“Ndërsa ne si taksapagues duam të dimë cilat janë rezultatet e Depistimit-it për kancerin e Gjirit, a po vazhdon ai? “Kush janë masat kurative dhe në sa % të popullsisë është ndërhyrë ? Kureshtja ime si taksapagues Shqiptar nuk është me e vogël as për rezultatet e Check-up-it aq të përfolur dhe të kontestuar nga mjekët shqiptarë si shpenzime të buxhetit kot në një kohë krize të thellë”.

Komenti i mjekut vazhdon të theksojë faktin se “Beqja harron që është Ministër Shëndetësie dhe këtë detyrë duhet ta përmbushë me profesionalizëm dhe transparencë. Pasi përsa i përket kuponit tatimor shteti Shqiptar i ka të gjitha instancat dhe instrumentat e veta për ta luftuar këtë fenomen informal si: policia tatimore, zyra e taksave, krimi ekonomik, antikontrabanda. Nuk ka nevojë dhe as që i ka kërkuar ndihmë Ministrit të mirënjohur Beqaj” e mbyll mjeku komentin e tij./D.C

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim