Noti, ja pse është sporti i mrekullive për problemet shëndetësore

Denisa Canameti

Noti konsiderohet lloji i aktivitetit ideal për të gjithë personat që kanë probleme shëndetësore. Shkolla Mjekësore e Harvardit, teksa bën renditjen për sportet që duhet të zhvillojnë njerëzit për shëndetin e tyre, e vë notin në vendin e parë.

Sadik Mema, profesori i notit dhe i fizkulturës te “Te Stela Resort” tregon se cilat janë të mirat e notit në drejtim të përmirësimit të shëndetit. Ai gjithashtu tregon se sa e njohin njerëzit këtë lloj sporti, sa praktikohet si dhe cila është mosha që e

Profesor Sadik Mema

Profesor Sadik Mema

frekuenton më tepër, si dhe të mirat që u sjell njerëzve mbipeshë. 

Doktor, cilat janë të mirat e notit veçanërisht nëse flasim për personat që kanë probleme shëndetësore?

Noti është i mirë për të gjitha moshat, duke filluar që nga fëmijët e deri tek të moshuarit. Është sporti më ideal qoftë për anën fizike, qoftë për anën psikologjike. Ndikon në funksionimin më të mirë të organeve jetësore, si: zemra, mushkëria etj. dhe gjithashtu krijon një strukturë të bukur trupore, muskuj të zhvilluar. Noti ju ndihmon në mënyrë të duhur për shëndetin e kockave dhe shpinën.

  • Noti është një kardio-stërvitje e shkëlqyer dhe ju mëson se si duhet të merrni frymë, pra, i bën shumë mirë zemrës. Mund të kombinohet me gjimnastikë dhe ju ndihmon të digjni yndyrat rreth belit dhe kofshëve. Ndihmon të formoni trupin në mënyrën më të mirë të mundshme, pra është një lloj masazhi për lëkurën dhe muskujt.
  • Eliminon stresin dhe ju mbush me energji pozitive;
  • Ju ndihmon që të mbani nën kontroll shtypjen e gjakut dhe kjo është mirë për zemrën;
  • Për gjithkënd është i dobishëm veçanërisht për ata që kanë pësuar trauma fizike, apo që kanë probleme me shtyllën kurrizore, me kaviljen, me krahët etj. Domethënë është sporti i vetëm që rekomandohet për rehabilitimin e këtyre të sëmurëve.

pishina e stelesSa e njohin dhe e praktikojnë njerëzit notin? “Te Stela Sport Center”, si paraqitet numri i personave të interesuar çdo vit?

Besoj që kohët e fundit është bërë shumë më e njohur dhe e praktikuar. Gjatë periudhës së pranverës ose fillimit të verës ne kemi rreth 500-550 fëmijë që vijnë të mësojnë not. Qëllimi nuk është vetëm për të mësuar not, por për ta kthyer notin në një sport me të cilin mund të merren në të ardhmen.

Pse janë fëmijët frekuentuesit më të rregullt të notit?

Fëmijët tanë nuk kanë asnjë ambient poshtë pallatit për të luajtur apo për t’u marrë me aktivitete të ndryshme fizike. Kjo ka ndikuar në shfaqjen e obezitetit. Palëvizshmëria është shkak për probleme të shumta shëndetësore tek fëmijët.

Mosha e tretë a rekomandohet që të vijë? A vjen?

Patjetër. “Te Stela” kemi frekuentues të rregullt dhe të përhershëm që vijnë dhe ushtrohen. Përmirësimet janë të pakrahasueshme.

Referuar numrit të fëmijëve që vijnë me probleme shëndetësore,a janë të shumtë?

Vijnë shumë edhe me probleme shëndetësore. Dhe më duhet të them që përmirësimet janë të pakrahasueshme.

A vijnë vetëm të rekomanduar nga mjeku apo është zgjedhje e prindërve?

Kryesisht të rekomanduar nga mjeku. Por janë edhe vetë prindërit që kanë filluar ta vlerësojnë tepër notin. Sidomos për fëmijët që vuajnë nga skolioza.

Në këtë rast sa e rëndësishme është që trajneri të ketë përgatitjen e duhur?

Është shumë e rëndësishme. Natyrisht kur fëmijët kanë probleme shëndetësore e që kërkojnë specialistin afër kërkohet edhe drejtimi i saktë. Këtu tek ne kjo punë funksionon shumë mirë. Unë kam 45 vjet që merrem me këtë punë, kam lexuar shumë edhe për fizioterapinë në ujë.

Postime të ngjashme

Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët
Pse uthulla e mollës nuk duhet të mungojë në dietën dhe jetën tuaj të përditshme?
A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme? Zbulojeni tani