Ushqimet që shmangin mbajtjen e ujit në trup

Saisa e tepërt e mbajtjes së lëngjeve në trup mund të shkaktojë probleme në sistemin e qarkullimit të gjakut, indet e trupit apo dëmtimin e kockave dhe dhëmbëve. Përgjithësisht shmangia e ujit në trup është stimuluar përmes medikamenteve. Ne do t’ju paraqesim disa ushqime që mund ta kryejnë këtë funksion:

mbajtja e ujitNë një postim të “Magde” thuhet se pijet dhe ushqimi i shëndetshëm janë një nga mënyrat më natyrore që sherben jo vetëm për mënjanimin e ujit në trup, por pengojnë dhe përsëritjen e këtij fenomeni.

Lakrat dhe zarzavatet e tjera jeshile: këto produkte kanë përfitime të shumta shëndetësore sepse përmbajnë kalium dhe minerale të tjera. Spinaqi, lakrat, brokoli, sallata jeshile etj janë vetëm nga disa nga ushqimet që e shmangin këtë problem.

Frutat: të gjitha llojet e frutave janë një zgjedhje shumë e mirë për menjanimin e ujit në trup. Hani në çdo vakt nga një frut të ndryshëm dhe do të keni nën kontroll sasinë e lëngjeve në trup.

Peshku: salmoni, toni, skumbri, harenga janë vetëm disa nga shummlojshmëria e peshqve të shëndetshëm të pasur me acide yndyrore omega3. Përfitimet e tyre shkojnë në përmirësimin e funksionimit të trurit, shëndetin kardiovaskular dhe sigurisht mënjanimin e mbajtjes së ujit në trup.

Arrat dhe frutat e tjera të thata: janë burime të mëdha të vitaminës B6 , yndyrnave të shëndetshme dhe fibrave, komponente këto mjaft thelbësore për stimulimin e trupit për të mos mbajtur ujë.

Erëzat: selinoja, majdanozi, radhiqet etj janë vetëm disa nga erëzat më të mira që shmangin mbajtjen e ujit në trup.

Kur keni problemin e mbajtjes se ujit në trup duhet të shmangni kripën dhe produktet e konservuara domosdoshmërisht.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve