Ata jetojnë 120 vjet, lindin fëmijë pas të 65-ave dhe nuk i njohin sëmundjet!

Anëtarët energjikë dhe të fuqishëm të fisit Hunza duken të qeshur gjatë gjithë kohës. Anëtarët e fisit Hunza kanë pamje rinore dhe kjo është arsyeja pse shumë njerëz habiten nga mosha e tyre. Ata duken sikur nuk janë nga ky planet, por janë! Malet në veri të Pakistanit janë shtëtitë e tyre, ka rreth 87.000 banorë dhe janë kaq të pazakontë sepse jetëgjatësia mesatare e tyre është 100 vjet. Shumë prej tyre e kalojnë të gjithë jetën pa u prekur nga asnjë sëmundje. Mendohet se disa anëtarë paraardhës të këtij fisi të ketë jetuar 160 vjet. Njerëzit Hunza vështirë se mund të sëmuren, tumoret janë diçka e padëgjuar dhe e paprekur nga ata. Gratë Hunza kanë një pamje rinore dhe mund te lindin fëmijë edhe pas të 65-ave.

hunzaMendohet se jetëgjatësia e këtyre njerëzve lidhet me mënyrën e jetesës së tyre. Hunzat lahen në ujë të ftohtë akull, edhe pse temperatura është nën zero. Ata konsumojnë ushqime të rritura vetëm nga ata. Kajsia është fruti tipik i tyre. Hunzat konsumojnë shumë kajsi, fruta dhe perime të papërpunuara, arra, bishtajore, shumllojshmëri drithërash (si elb, mel, hikërror etj). Ata thuajse nuk konsumojnë fare produkte me prejardhje shtazore, migji i qengjit dhe i pulës është i vetmi që hanë, por 2 herë në vit.

Njerëzit Hunza ecin shumë, 15-20 kilometra në ditë. Mes 2-4 muajsh ata nuk konsumojnë asgjë, vetëm lëng kajsish të thata. Kjo është tradita e tyre që e respektojnë dhe e praktikojnë prej mijëra vjetësh. Mjekët pohojnë se edhe periudha e “urisë” së tyre kontribuon në jetëgjatësinë e tyre.

Kajsia është fruti shpëtimtar i tyre. Bërthamat e kajsisë i bëjnë vaj, i cili përmban sasi të shumta vitamine B-17, element mjaft i rëndësishëm që mbron kundër qelizave kancerogjene.

Ky popull vital dhe i fortë mendohet të jenë pasardhës të Aleksandrit të Madh dhe ushtrisë së tij. Populli Hunza, mendohet të ketë njerëzit më të lumtur në botë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve