A janë gazrat simptoma sëmundjesh

Ka shumë faktorë të cilët shkaktojnë gazrat, si: fryrja e barkut, konsumimi i ushqimeve të caktuara etj. Por, pa marrë parasysh gazrakëta faktorë, ju duhet të jeni në gjendje të identifikoni llojet e gazrave që keni, në këtë mënyrë ju të mund të trajtoni simptomat bezdisëse dhe të turpshme.

Gazrat në traktin tretës mund të shkaktohen nga thithja e tepërt e ajrit, bakteret dhe parazitët që gjenden në zorrë etj. Nëse gazrat janë të shpeshta dhe me erë shumë të keqe, atëherë ato mund të jenë simptoma të disa sëmundjeve të mundshme, si:

Ju mund të keni probleme me tretjen: në rastet kur keni probleme me tretjen, ju fryhet barku dhe kështu shkatohen shumë gazra.

Sindroma e zorrës së irrituar: njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje kanë shumë gazra, të cilat vijnë në mënyrë të dhimbshme.

Kanceri i zorrës së trashë: teprica e gazrave është simptomë kryesore për njerëzit që vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë.

Çrregullimet gastrointestinale: gazrat e tepërt mund të jenë gjithashtu simptomë e problemeve si ulcera peptike ose të gastroparezës.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve