Pozicioni i gjumit mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm në tretjen e ushqimit dhe një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore. Dëshmia e parë e kësaj daton që në kohët e lashta, kur murgjit praktikonin këtë rutinë pas çdo vakti për të lehtësuar tretjen.
Një dëshmi tjetër për këtë teori është mjekësia “ayurvedic”, një mjekësi e vjetër orientale që sugjeron fjetjen në anën e majtë, në mënyrë që të përmirësohet procesi i tretjes së ushqimit.
Ja disa përfitime të tjera shëndetësore nëse flini në krahun e majtë:
- Lehtësim i kullimit limfatik
- Pompim më i mirë i zemrës
- Ndihmon në funksionimin sa më mirë të shpretkës
- Nxit tretjen në mënyrë të duhur
- Ndihmon në lehtësimin e rrjedhjes biliare
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


