A shkaktojnë veshkat artrit?

Përshëndetje. Unë kam lindur me një defekt në veshka. E kam një veshkë në formë patkoi. Gjatë gjithë jetës sime kam pasur probleme, si: anemia, azotemia, kreati e herë pas here jam shtruar në spital. Por kam 6 vjet që vuaj tani nga artriti probleme sistemi urinar veshkatreumatoid akut në gjunjë, por nuk jam në Shqipëri jetoj në Suedi. Këtu më thonë që kam gonartrozë të theksuar si pasojë e veshkave. Pasi bëra një rezonancë, veshka ime punon ana e djathtë 32% dhe ana e djathtë diku 58%. Prandaj desha t’ju pyes, a e shkakton sëmundja e veshkave artritin? Faleminderit!

Përgjigjet dr. Alketa Koroshi, nefrolog pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

E nderuar paciente. Ndonëse analizat që ju përmendni nuk kanë shifra të sakta të njësive matëse, duket që juve vuani nga sëmundja kronike e veshkave. Ndonjëherë, si pasojë e veshkave të sëmura, në gjak akumulohet acidi urik i shtuar, dhe mund të ndodhë artriti në kyçe. Kjo kërkon mjekim të mirë të veshkave për të rritur e stabilizuar funksionin e tyre nxjerrës, si dhe mjekim të artritit duke synuar uljen e acidit urik në gjak.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë