Pranvera është e njohur si stina e alergjive, por edhe vjeshta nuk mbetet pas. Gjethet e rëna dhe lulëzimi i disa pemëve në këtë stinë mund të jenë faktor alergjish.
Ja disa mënyra si ta menaxhoni këtë stinë pa u prekur nga alergjitë.
Shikoni nëse jeni alergjik: analizoni simptomat dhe bëni një test të lëkurës për alergjitë. Në këtë mënyrë do të kuptoni nga se jeni alergjik dhe fazën e alergjisë që keni.
Kufizoni ekspozimin ndaj pemëve apo mjeteve të tjera alergjike: qëndroni në shtëpi, sidomos në ditët e thata dhe me erë, sepse poleni mund të përhapet më lehtë dhe do t’ju përkeqësonte gjendjen.
Shpëlani shpesh hundët: në këtë mënyrë do të hiqni mukusin dhe alergenet nga hunda dhe do të lehtësoni mbingarkesën e akumuluar.
Merrni medikamente për të parandaluar alergjitë: shumë nga këto medikamente mund të jenë në formë të lëngshme apo pilule. Merrni nga një kokërr (me këshillën e mjekut) para se të dilni nga shpia, kjo mënyrë do t’ju lehtësojë simptomat e bezdisshme të alergjisë.
Hani shëndetshëm: kështu do të forconi sistemin imunitar dhe do t’i përballoni më lehtë simptomat e alergjisë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


