Si të kurojmë lythat me mënyra natyrale

Çfarë janë lythat: lythat janë gunga irrituese që shfaqen sipër ose brenda kapakut të syrit. Simptomat përfshijnë enjtje, skuqje, dhe dhimbje.  Ato shkaktohen zakonisht nga nj infeksion në zonën e syve.

lythaEdhe pse lythat mund të largohen pa trajtim, ilaçet natyrale të përgatitura në shtëpi mund të përshpejtojnë procesin e shërimit.  Përbërësit që ju duhen për të shëruar lythat, janë pikërisht ato që ndodhen në kuzhinën tuaj.

Kompresa të ngrohta ose trajtim me bustina çaji: ju mund t’i trajtoni lythat duke përdorur kompresa të ngrohta apo bustina çaji. Vendosini mbi sy për disa minuta, tre deri në katër herë në ditë. Pasi qelbi fillon të thahet, fshijeni me një leckë të pastër.

Aloe vera: është një nga mrekullitë e natyrës,  ajo jep përfitime të shumta për lëkurën. Për të trajtuar një lyth, përdorni aloe vera, thjesht prisni një copë gjethe nga një bimë aloe dhe ushtrojini presion derisa të nxjerrë xhel. Lëreni për rreth 20 minuta mbi sy. Lajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni me peshqir të pastër. Kjo mund të bëhet tri herë në ditë për pesë ditë, sipas nevojës.

Trajtimi me patate: patatet janë jo vetëm të shijshme dhe ushqyese, por mund të përdoren për trajtimin e lythave. Lani dhe qëroni një patate. Vendosni pataten në një napë dhe vendoseni mbi syrin e prekur nga lythat për disa minuta, më pas thajeni me një napë të pastër. Praktikojeni këtë 3 herë në ditë. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit