Telefonat e tabletat, “strehë” për bakteret e rrezikshme

tablet celular telefon bakterTelefonët “e zgjuar”, tabletat dhe shumë pajisje të tjera elektronike mund të jenë një “shtëpi mikpritëse” për bakteret, përfshirë ato që shkaktojnë sëmundje. Disa ekspertë thonë se studimet e fundit për këtë çështje kanë zbuluar në 15% të iPad-ëve të përdorur në spital koloni të stafilokokut Aureo dhe Klostridiumit, dy baktere vërtet të rrezikshme.

Në studim u testuan dhe mënyra të ndryshme pastrimi. “Kalimi i një cope me mikrofibra mbi këto pajisje është e mjaftueshme për të eliminuar pothuajse gjithë bakteret e zakonshme, por për ato më rezistentet apo për viruset si ai i gripit është e rëndësishme të përdoren lëngje pastrues”, thonë studiuesit.

Produktet për pastrim me bazë alkooli konsiderohen më se të mjaftueshme për një dezinfektim të mirë. “Pastrimi i pajisjeve është një vendim personal, por një pastrim të paktën një herë në javë do të ishte i duhur për një higjienë minimale”, thonë studiuesit.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së