Një recetë kundër stresit dhe për të qetësuar nervat

Sherebela është një bimë me veti shëruese, por më shumë është e njohur për aftësitë e saj terapeutike kundër stresit dhe qetësimit të nervave.

Në ditët e sotme, shumë njerëz kanë një jetë të vrullshme dhe shpesh përpiqen të çlirohen nga stresi caj me sherebeleduke marrë ilaçe. Stresi ndikon trupin dhe mendjen, ndaj ulja e nivelit të tij është e rëndësishme në mënyrë që të mënjanohen sëmundjet e shkaktuara nga niveli i lartë i stresit.

Vaji i sherebelës që nxirret nga lulet e saj dhe që mund ta gjeni në dyqane të ndryshme, është një mënyrë shumë e mirë për të qetësuar trupin dhe mendjen nëse e përdorni si temjan, ose nëse e hidhni në ujin e nxehtë të vaskës.

Një mënyrë tjetër për qetësim është edhe çaji i sherebelës, gjethet e saj. Mjafton që të zieni ujin, të hidhni në të një lugë çaji me gjethe të thata sherebele, t’i lini disa minuta dhe pastaj mund të pini lëngun duke e ëmbëlsuar (nëse dëshironi) me pak mjaltë.

Nëse kërkoni diçka më të fortë, atëherë përdorni gjethet e njoma të sherebelës./ Përgatiti për “Shëndet+”: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja