Fakte interesante për mëngjarashët

Vetëm 10 për qind e popullsisë janë mëngjarashë, ndaj jo rrallë ata përjetojnë diskriminimin, pasi paragjykohen më shumë se homologët e tyre. Dr. Daniel M. Abrams bën vazhdimisht kërkime mbi mëngjarashët. Më poshtë jepen disa fakte për mëngjarashët:

mengjarashetShumë liderë botërorë janë mëngjarash: Liderët përgjatë historitë janë më të prirur për të qenë mëngjarashë. Presidentët amerikanë mëngjarashë përfshijnë drejtuesin aktual Barak Obama, ish-drejtuesit Bill Klinton, Xhorxh Bush dhe Gerald Ford.

Mëngjarashët në familjen mbretërore britanike përfshijnë nënën mbretëreshë, Mbretëreshën Elizabeta II, Princin Çarls dhe Princin Uilliam.

Aftësi krijuese dhe inteligjencë: Mëngjarashët janë më të mirë për të bërë shumë gjëra njëkohësisht dhe janë më të mirë në sporte, si për shembull Rafael Nadal dhe Cesk Fabregas. Mëngjarashët gjithashtu tërhiqen nga karriera në arte, muzikë dhe në fushën e kulturës. Përmë tepër janë më të mirë në perceptimin e 3D-së.

Testet e kryera në Nju Jork nga shkencëtarët zbuluan se njerëzit me nivel inteligjence mbi 140 ishin më shumë mëngjarashë. Mëngjarashë të famshëm përfshijnë Albert Ajnshtajnin, Isak Njutonin, Çarls Darvinin, Benxhamin Franklin.

Janë 10% e popullsisë, por duket se shoqëria i ka harruar. Gjithë pajisjet projektohen për t’u përdorur me dorë të majtë, që nga gjërat e zyrës, mjetet e kuzhinës etj.

Mëngjarashët janë më të prirur nga sëmundjet mendore. Shkencëtarët mendojnë se kjo  lidhet me trurin.

Janë më të prekur nga frika: në një eksperiment të kohëve të fundit, mëngjarashët që panë një film horror shfaqën më shumë simptoma të stresit post-traumatik në krahasim me të tjerët.

Inatosen më lehtë: mëngjarashët janë më të prekuar nga emocionet negative, duke përfshirë nervat. Truri i tyre i përpunon emocionet ndryshe nga të tjerët, me më shumë komunikim midis dy gjysmave të trurit, dhe si rezultat zonat që prodhojnë emocione negative kanë aktivitet të lartë.

Kur një person që ka dorë “dominante” të djathtën bën një deklaratë dhe bën miratime me të, teleshikuesit e shohin atë në të majtë të ekranit, kurse mëngjarashët duken sikur po i vënë gjërat në një dritë më pozitive për 90 për qind të shikuesve, pasi duken më të besueshëm.

Mëngjarashët shpesh vuajnë nga alergjia, astma dhe epilepsia. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët 
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet