Ministri i Shëndetësisë nderohet nga OBSH me Çmimin Botëror Jo Duhanit

 

Jo Duhanit, Ilir Beqaj

Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të OBSH-së, dr. Margaret Chan, dhe drejtoresha Rajonale e OBSH-së për Evropën, dr. Zsuzsanna Jakab, i akorduan të martën ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, çmimin e Ditës Botërore Pa Duhan (World No Tobacco Day), në shenjë vlerësimi për punën e tij lidhur me kontrollin e duhanpirjes në Shqipëri.

Ceremonia e dorëzimit të çmimit u organizua gjatë mbledhjes plenare në ditën e dytë të Sesionit të 65-të të Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën, që po zhvillohet në dt. 14-17 në Vilnius, Lituani.

Këtë vit, u dhanë gjashtë çmime të Ditës Botërore Pa Duhan në Rajonin Evropian të OBSH-së dhe një prej përfituesve është ministri i Shëndetësisësë Shqipërisë, z. Ilir Beqaj. Në fjalën e saj me këtë rast, dr. Jakab e vlerësoi z. Beqaj për “vendosjen në radhë të parë të shëndetit të njerëzve dhe të ardhmes së shoqërisë” dhe “përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë, nën udhëheqjen tuaj të mençur, për të luftuar epideminë e duhanit.”

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim