Beqaj te “Farma Net”: Merrni kupon tatimor

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, inspektoi sot disa farmaci në kryeqytet, mes të cilave edhe farmacitë “FarmaNet”, tek të cilat mund të gjenden falas gazetat “Shëndet+”. Ministri ndoqi nga afër zbatimin e betejës së shpallur në fillim të shtatorit të Qeverisë kundër informalitetit në përgjithësi dhe në sektorin e kujdesit shëndetësor në veçanti.

 

Beqaj Farma Net 3

Ministri Beqaj duke blerë në farmacinë “Farma Net”

“Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për t’i bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë jo vetëm detyrimin ligjor, por edhe angazhimin qytetar, për të kërkuar në çdo aktivitet ekonomik kuponin tatimor, edhe në farmaci edhe në njësi të tjeta të shërbimit shëndetësor në çdo sistem, përfshirë vizitat dentare apo ekzaminimet laboratorike e imazherike”, u shpreh ministri i Shëndetësisë teksa u fut për të blerë në një nga farmacitë e rrjetit “Farma Net”, ku duken edhe gazetat “Shëndet+”, të ofruara falas për klientët.

Beqaj Farma Net

Gazetat “Shëndet+” e ofruara në farmacitë “Farma Net”

Ky aksion është në vazhdën e inspektimeve kundër informalitetit në njësitë e shërbimeve shëndetësore.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim