Tirana pa makina: Ja aktivitetet e sotme në kryeqytet dhe si do të qarkullohet

  1. Yoga – këndi i qetësisë shpirtërore.
    Ora 07:00 – 08:00
    Vendndodhja (Lulishtja sheshi “Skënderbej”)
  1. Celebrimi i dashurisë mbi dy rrota – kurorëzimi nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ora 08:15 – 08:45

Vendndodhja (sheshi “Skënderbej”)

  1. Shumësportet (Futboll, basketboll, gara me biçikleta, lojëra argëtuese).

Ora 09:00- 22:00

Vendndodhja (sheshi “Skënderbej”)

  1. Lojërat nostalgjike të rrugës për brezin e ri. Topa gropash, topa rrasash, topa djegsi, loja me peta, kërcim me litar në rrugët e bllokuara.

Ora 09:00 -22:00

Vendndodhja (sheshi “Skënderbej”)

  1. Markato e gjelbër, promovimi i 13 komunave të Tiranës.

Ora 09:00 – 21:00

Vendndodhja (Përpara Galerisë së Arteve)

  1. “Barrikadat e Muzikantëve” – vendosja e artistëve, pianistë, violinistë dhe kitaristë në udhëkryqet e vizatuara për bllokimin e rrugëve.

Ora 08:30 – 12:00 dhe18:00 – 22:00

Vendndodhja (Kryqëzimet e akseve në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe sheshi “Skënderbej”)

  1. Recycle Jeans – “Atelieri i makinave në rrugë”.

Ora 09:30 – 12:30

Vendndodhja (Rr. M.Shyri, kryqëzimi me Bulevardin)

  1. Pantomimet në semaforë.

Ora 08:30 – 12:00 dhe 18:00 – 22:00

Vendndodhja (Kryqëzimet e akseve me Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe sheshin “Skënderbej”)

  1. Pedalimi shumëngjyrësh i vajzave gjimnaziste dhe ride style

Ora 10:00 – 11:00

Vendndodhja (Sheshi “Skënderbej”)

  1. Aktivitete artistike në skenë (Ansambli i fëmijëve, banda e qytetit, teatri i kukullave, cirku i Tiranës dhe “street art”)

Ora 09:00 – 13:00 dhe 18:00 – 22:00

Vendndodhja (Fillimi i bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe sheshi “Skënderbej”)

  1. Çajtore çajklisti – “Një çaj për një fidan”

Ora 09:00 – 21:00

Vendndodhja (Përpara Galerisë së Arteve)

  1. Universiteti Polis (Ekspozitë Open Air)

Ora 08:00 – 22:00

Vendndodhja (Bulevardi Dëshmorët e Kombit, sheshi “Skënderbej”, kryqëzimet e akseve të bllokuara)

  1. Muzeu i Biçikletave.

Ora 08:30 – 22:00

Vendndodhja (Përpara Muzeut Kombëtar)

  1. Vizatime natyrore në çdo udhëkryq që do të bllokohet.

Fillon në orën 19:00 të datës 21 Shtator, duke përfunduar në datën 22 Shtator ora 08:00

  1. Piknik.

Ora 18:00

Vendndodhja (Lulishtja pas Monumentit të Skënderbeut)

  1. Kamping me çadra.

Ora 08:00 – 22: 00

Vendndodhja (Përballë teatrit të kukullave)

  1. Makina Qepëse.

Ora 08:00 – 12:00

Vendndodhja (Rr. M. Shyri përballë Ministrisë së Ekonomisë)

  1. Fushata “Mbjellim ajër të pastër!”

Ora 09:00 – 22:00

  1. Aktivitete (Cirku i Tiranës)

Ora 09:00 – 22:00

Vendndodhja (Përgjatë akseve të bllokuara)

  1. Performanca e artistëve të vegjël.

Ora 10: 00 -12 :00

Vendndodhja (sheshi “Skënderbej”)

  1. Promovimi i artistëve të riciklimit dhe produkteve te tyre.

Ora 09:00 – 21:00

Vendndodhja (Përpara Galerisë së Arteve)

  1. Këndi i Këmbëzbathurve.

Ora 09:00 -22:00

Vendndodhja (sheshi “Skënderbej”

Qarkullimi

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore ka njoftuar të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore, subjektet private që përdorim mjete rrugore se nesër (22 Shtator) qarkullimi i automjeteve përreth sheshit Skendërbej do të ketë kufizime

• Ndalohet qarkullimi i mjeteve në Sheshin Skënderbej më datë 22 shtator .

• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet  i  drejtuar si më poshtë:

– Te kryqëzimi i rrugës “Ded Gjo Luli” me bulevardin “Zog i I”, drejtim i detyruar djathtas.

– Rruga “Ded Gjo Luli”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga bulevardi “Zog i I” deri në rrugën e “Durrësit”.

– Në kryqëzimin e rrugës “Ded Gjo Luli” me rrugën “Durrësit”, drejtim i detyruar drejt djathtas.

– Në kryqëzimin e rrugës “Durrësit” me rrugën “Ded Gjo Luli”, drejtim i detyruar djathtas.

– Në kryqëzimin e rrugës “Kavajës” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, drejtim i detyruar djathtas.

– Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën “George Ë Bush”, drejtim i detyruar djathtas.

– Ura që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, lëvizja e mjeteve nga sheshi  Nënë Tereza – Ura e madhe do të jetë me drejtim  majtas.

– Në kryqëzimi i rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Mjetet e transportit publik  – Ndërkohë  Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore  njofton se Mjetet e transportit publik me drejtim sheshin Skënderbej nga rruga e Dibrës do të devijohen në rrugën Urani Pano.

Mjetet e transportit publik me drejtim sheshin Skënderbej nga rruga e Kavajës dhe Durrësit do të devijohen në rrugën Ibrahim Rugova.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në zbatimin e kësaj urdhërese.

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë