Femrat janë në kërkim të vazhdueshëm të trajtimeve sa më efektive për sa i përket fushës së bukurisë. Një trend gjithëpërfshirës në Kinë është quajtur “Liao Huǒ”, që do të thotë “trajtim zjarri”. Ky trajtim ofrohet nga sallonet e bukurisë në Kinë dhe terapistët garantojnë se ky trajtim stimulon dhe rigjeneron qelizat e fytyrës. Një peshqir laget me alkool dhe bimë medicinale dhe i vihet “zjarr” për pak sekonda. Sipas terapistëve kinez, kjo mënyrë ndihmon në eleminimin e rrudhave dhe çdo problemi tjetër të lëkurës, ajo shtrëngon dhe tonifikon lëkurën gjithashtu.
Terapistët garantojnë që lëkura nuk digjet dhe nuk ndjeni asnjë dhimbje apo djegie lëkure. Thuhet se ky trajtim kushton 300 juan (48$).
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


