Pastroni zorrën e trashë me këto bimë medicinale

pastrim zorrePastrimi i zorrës së trashë është shumë i domosdoshëm për ta mbajtur trupin të shëndetshëm dhe të ekuilibruar. Në këtë postim do t’ju paraqesim mënyrat se si të pastroni zorrën e trashë përmes bimëve medicinave.

Nenexhiku (mentja):  kjo është një bimë me shumë virtyte dhe pothuajse shumica prej këtyre virtyteve janë të lidhura me sistemin e tretjes. Nenexhiku ndihmon në pastrimin e zorrëve nga parazitët dhe bakteret.

Kamomili: çaji i kamomilit lehtëson inflamacionin dhe përmirëson tretjen. Ju duhet të pini një filxhan çaj kamomili çdo ditë në mënyrë që të pastroni zorrët nga parazitët.

Kopra: a keni dëgjuar për çajin e koprës? Ai ka aromë të freskët, është antiinflamator dhe mbron sistemin tretës. Ky çaj është i përkryer kur ndiheni të plotë apo të fryrë. Nëse pini çaj kopre pas çdo vakti do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.

Trumzë: kjo është një bimë medicinale që vjen nga Mesdheu. Trumza është antiinflamatore dhe antibakteriale. Ajo është shumë e mirë për pastrimin e zorrëve dhe parandalon formimin e parazitëve.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit