Flisni gjatë gjumit? Ja arsyet pse ndodh ky fenomen

Të shikosh dikë që flet në gjumë mund të jetë e këndshme, ndonjëherë edhe e frikshme, por çfarë ndodh në tru gjatë këtij fenomeni?

gjumi 9Për disa arsye të panjohura, disa prej nesh flenë të qetë, ndërsa të tjerët flasin gjatë procesit të gjumit. Ndërkohë që flini, truri liron dy përbërës që, në thelb, paralizojnë trupin, ndërsa ju jeni në gjumë. Kjo është arsyeja pse shpesh mund të ndodh që edhe në momentin që zgjoheni, jeni të paaftë për të lëvizur apo si të paralizuar.

Por ndërkohë ato nuk prekin kordat vokale, ndërsa truri është ende duke vepruar. Rreth gjysma e të gjithë fëmijëve dhe pesë për qind e të rriturve flasin gjatë procesit të gjumit. Kjo është më e zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat, një fakt tjetër që studiuesit e gjumit nuk e kuptojnë.

/Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit