Si të shëroni shpejt “të vrarat nga këpuca”

e vrare nga kepucaSa herë që blini një palë këpucë të reja, këmba ju vritet. Këto të vrara ju shkaktojnë dhimbje dhe bezdisje. Këtu do t’ju paraqesim disa mënyra se si t’i trajtoni këto të vrara.

Së pari, ju duhet nuk duhet t’i çani këto flluska sepse mund të shkaktojnë infeksion dhe plagës do t’i duhet një kohë e gjatë për t’u shëruar.

Ujë me kripë: në një legen me ujë të ngrohtë hidhni kripë dhe mbajini këmbët në ujë për 20 minuta. Në fillim plagët do t’ju djegin, por do të disifektohen dhe plagët do të thahen.

Aloe Vera: lyeni plagën me xhelin e Aloe Veras, 4-5 herë në ditë. Ditën e nesërme s’do të keni më asnjë shqetësim. Aloe Vera qetëson dhimbjet dhe shëron plagët.

Hudhër: për këtë ilaç natyral ju duhet të keni 3 thelpinj hudhër dhe 100 gram trumzë. Në 1 litër ujë shtoni trumzën dhe lëreni të valojë. Lani këmbët me lëngun e krijuar, pas kësaj prisni hudhrën në copa të vogla dhe vendosini në plagët e krijuara.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit