Ja një recetë që përmban këtë masë proteinash dhe fibrash. Është e thjeshtë për tu përgatitur dhe tepër e shijshme.
Kjo darkë e ëmbël është e përkryer për çdo stinë të vitit. Ju nevojitet një sasi e vogël bifteku e marinuar me kripë dhe piper. Pasi të kaudisni qepën për 4 minuta vendosni në tigan biftekun derisa mishi të skuqet. pas skuqjes priteni mishin në copa të vogla dhe vendoseni në pjatë.
Në një tas të vogël hidhni pak mjaltë, lëng limoni, vaj ulliri, dhe piper të kuq. Përziejeni mirë dhe masën e krijuar hidheni sipër biftekut. Në pjatë shtoni disa copa pjepër, qepë, nenexhik dhe rigon.
Ju bëftë mirë! ./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

