Ja lëndet ushqyese  që ndodhen brenda ushqimeve

Nëse do duhej të rendisnim ushqimet më të mira do duhet të zgjidhnim ushqimet të cilat përmbajnë në sasinë dhe larminë më të madhe ato lëndë ushqyese qe i nevojiten trupit për energji dhe një shëndet të mirë! Këto janë 11 ushqimet që mund të renditen të parat pasi ndihmojnë të rregullojmë kolesterolin, tensionin, forcojnë zemrën dhe jo vetëm:

brokul1. BAJAMET, ARRAT, LAJTHITË – ndihmojnë stabilizimin e yndyrnave të cilat përbëjnë rrezik për arteriet. Për më tepër përmbajnë magnez, mineral kyç për metabolizmin.
2. AVOKADO – një frut i yndyrshëm i pasur me vitaminë E, një antioksidant i çmuar!
3. FASULET – kontrollojnë më së miri peshën trupore dhe tensionin arterial në sajë të fibrave dhe mineraleve të çmuar.
4. BROKOLI – së bashku me gjithë perimet e tjera me ngjyrë jeshile të fortë përbëjnë një burim të mirë përbërësish që luftojnë kancerin.
5. BORONICAT – dhe gjithë frutat e pyllit janë burim antioksidantësh veçanërisht të çmuar për zemrën, trurin dhe imunitetin.
6. PESHKU – sidomos peshqit e kaltër janë burim i acideve lyrore omega të cilët përbejnë armën më të fortë në mbrojtjen e sistemit kardiovaskular. Së fundmi janë vërejtur të luajnë rol mbrojtës edhe kundër kancerit të prostatës, kolonës dhe gjirit!
7. FARAT E LINIT – janë burim fibrash dhe acidesh lyrore omega të cilët ndihmojnë metabolizmin, si dhe forcojnë imunitetin.
8. HUDHRAT – një burim i fuqishëm përbërësish antimikrobial, si dhe një stabilizues i shkëlqyer i tensionit të lartë!
9. CAJI JESHIL – burim antioksidantësh, veçanërisht efikas në uljen e kolesterolit!
10. VAJI I ULLIRIT – me përbërien e tij unike në polifenole dhe flavonole ai ofron forcë antioksiduese të shkëlqyer duke mbrojtur arteriet dhe zemrën!
11. TËRSHËRA – një drith mjaft i pasur në fibra të cilat kanë veti të ulin kolesterolin dhe të ndihmojnë rënien në peshë!
Nëse i vendosni shpesh këto ushqime në dieten tuaj, mund të themi se jeni të mirë – ushqyer/ Blerina Bombaj, dietologe

 

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm