Si të përgatisni në shtëpi serumin për rigjenerim dhe rritje flokësh

Studimet e fundit kanë treguar fuqinë e vajit të kokosit – brenda 48 orëve.

kokos per floketVaji i kokosit përmban acid laurik (gjendet në qumështin e nënës), një komponent që i bën qelizat e rrezikshme të ndjeshme ndaj oksidimit.

Për shkak të acideve yndyrore dhe triglicerideve  ky vaj përshpejton metabolizmin dhe ju vjen në ndihmë si një produkt bukurie.

Vaji i  kokosit është një nga përbërësit më të fuqishëm natyrorë për flokët. Ai ndihmon gjithashtu në rritjen e cilësisë dhe trashësisë së fijes të flokut.

Por kjo nuk është e gjitha, me vaj kokosi mund të stimuloni rritjen e flokëve.

Të gjithë përbërësit e gjetur në vaj shërbejnë si agjentë për shëndetin e flokëve.

Përbërësit:

Një lugë gjelle vaj organik ulliri

Dy pika vaj esencial rozmarinë

Gjysëm filxhan vaj kokosi

Përgatitja:

Shkrijeni vajin e kokosit, pastaj hiqeni atë nga të nxehtit dhe  shtoni të gjithë përbërësit e përmendur. Përziejeni dhe vendoseni në një kavanoz qelqi të mbyllur mirë.

Ky serum është më i efektshëm në qoftë se e aplikoni atë në  flokë të thatë para se t’i lani. Mbajini flokët të mbuluar me një qese për rreth pesëmbëdhjetë minuta dhe pastaj lajini. Praktikojeni dy herë në javë këtë masë.

Nëse doni rezultate më të shpejta, atëherë  mund ta aplikoni këtë serum stimulues çdo ditë ose lereni në flokë gjatë gjithë natës./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?