Reagojnë njerëzit: Ja si rriten çmimet e medikamenteve brenda pak javëve

Denisa Canameti

Ditët e fundit është bërë një zhurmë shumë e madhe lidhur me çmimin dhe cilësinë e medikamenteve. Cilësia e medikamenteve Ilacet rritja e cmimeveështë vënë disa herë në pikëpyetje, e jo në pak raste janë evidentuar edhe probleme konkrete shëndetësore që vinin si rezultat i cilësisë së dyshimtë të medikamentit.

Një vend i zakontë denoncimi për këto problematika janë edhe rrjetet sociale. Kështu një pacient nëpërmjet një fotoje të thjeshtë denoncon çmimet e ndryshme të të njëjtit medikament. Nuk bëhet fjalë për vite të ndryshme , por brenda pak javësh, kur pacientit i është dashur të blejë tabletën tjetër të medikamentit ka parë që çmimi është rritur me 1000 lekë.

Për të ngritur dyshime lidhur me efektivitetin e ilaçeve, sigurisht që duhet parë dhe provuar nga ekspertët e shëndetësisë. Në rastin e çmimit të tyre, fotoja flet vetë. 

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit