Ikja në Gjermani e infermierëve, Skënderi: Janë të paaftë

Përballë ofertës gjermane për punësimin e infermierëve vjen konstatimi i hidhur nga Urdhri i Infermierit që lidhet me formimin e ulët profesional të tyre. Drejtuesi i Urdhrit, Sabri Skënderi, thotë se profesionistët e shëndetit kanë mangësi të Sabri Skenderitheksuara në arsimim dhe praktikë:  “Përveç testit të gjuhës, që e kanë pikë të parë dhe duhet në nivelin B2, ata kërkojnë edhe eksperiencë profesionale. A janë infermieret tanë që t’i përgjigjen kërkesave të kohës? Unë them se deri tani jo, prandaj duhet t’i futemi punës”.

Urdhëri i infermirëve rendit disa arsye përse profesionistë të shëndetit shfaqen në këtë cilësi profesionale: kushtet e këqija të praktikës, infrastruktura e keqe e laboratorëve, papunësia, pasi kërkesat janë dy herë më pak se kuotat e diplomimit.

Vetëm nga provimi i formimit praktik që zhvillon urdhri, rezultojnë 15-20% infermier mbetës të cilët do t’i nënshtohen për herë të dytë vlerësimit.

“15-20% të këtyre studentëve janë rrëzuar në testimin e praktikës. Të gjithë këta kandidatë ta kenë të qartë se nuk do të jetë e lehtë ky vlerësim i aftësive praktike”, thotë Skënderi.

Testimi profesional për infermierët që sapo kanë mbaruar studimet do të kryhen nga data 12-15 tetor në të cilin do të pyeten mbi 1000 infermirë përpara se të hyjnë në provimin e shtetit./ ON

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë