Meqënëse është edhe sezoni i turshive ne ju sjellim këtë recetë se si të përgatisni kastraveca (tranguj) turshi.
- Tranguj të vegjël
- Ujë
- Kavanoz 1.5 Litra
- 4 lugë gjelle kripë të trashë
- 1 lugë gjelle sheqer
- 6-7 thelpij hudhër
- 1 gotë çaji uthull
- 5-6 fije majdanoz
Përgatitja:
Së pari pastrojmë trangujt dhe i lemë të kullojnë që t’ju largohet plotësisht uji. Trangujt i vendosim në kavanoz ju hedhim kripën sheqerin, hudhrën dhe mbushim kavanozët me ujë. Ena duhet të lihet 10 cm bosh. Hedhim majdanozin dhe mbyllim kapakun. Kavanozët i lemë në një vend të ftohtë dhe i hapim pas 4-5 javësh. (përdorni tranguj me lëkurë të hollë)
