Sa duhet të zgjasë një akt në marrëdhënien tuaj seksuale

Në vitin 1940, sipas Raportit të Kinseit, 75 për qind e meshkujve të anketuar raportuan marrëdhënie që zgjasnin përafërsisht 2-3 minuta. Që nga fundi i viteve 1960, si lëvizja feministe dhe revolucioni seksual pretendonin që marrëdhëniet seksuale të zgjasnin më shumë.

sa zgjat seksiTë dhënat nga sondazhet e fundit të një studimi të bërë në Universitetin e Nju Brunsuikut tregoi se kohëzgjatja e marrëdhënieve seksuale ishte rritur krahasuar me vitet më përpara.

Në një studim të vitit 2004, pjesëmarrësve iu kërkua të raportojnë se sa donin ta zgjasnin një akt seksual. Pjesëmarrëset femra të studimit dëshiruan një mesatare prej 5-7 minutash më shumë se partneri i tyre. Ndërkohë që pjesëmarrësit meshkujt kërkonin 11 minuta kohëzgjatje.

Në fund të fundit, sigurisht, kjo ka të bëjë edhe me dëshirat dhe nevojat personale të njerëzve. Nëse ju jeni duke u kënaqur, jo domosdoshmërisht edhe partneri ndihet si ju. Çelësi është bashkëbisedimi me partnerin tuaj. Edhe pse mund të duket e sikletshme është mënyra më e mirë për të pasur një jetë seksuale shumë të mirë.

Përgatiti për “Shëndet+” : Elena Beta/ Burimi: Health.com

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore