Ushqimet e larta në yndyrë mund të rrisin nivelet e yndyrës në gjak, por mund të ndodhë që disa njerëz kanë nivele të larta yndyre në gjak për shkak të çrregullimeve të trashëguara. Përveç kësaj përmbajtja e lartë e lipidetit mund të shkaktohet nga kushtet e tjera mjekësore si diabeti, hipotiroizmi, alkoolizmi, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlçisë dhe stresi. Ju mund të zvogëloni nivelet e lipidetit duke ngrënë më pak yndyrë, duke u ushtruar rregullisht dhe duke rënë në peshë, si dhe duhet të ndaloni konsumimin e duhanit.
Këtu do t’ju paraqesim një ilaç natyral që ndihmon të ulni nivelin e lartë të yndyrës në gjak dhe të largoni substancat e rrezikshme nga enët e gjakut. Përveç heqjes së yndyrës nga trupi, ky ilaç ju ndihmon edhe të normalizoni tensionin e lartë të gjakut.
Përbërësit: 4 thelpinj hudhër, 4 limonë të paqëruar, 3 litra ujë të zier
Përgatitja: qëroni hudhrat, pritni limonin në feta dhe vendosini ato në ujë të zier më parë. Vendoseni përzierjen në frigorifer për 3 ditë. 50 ml i këtij lëngu në ditë para ushqimit është doza maksimale ditore. Nëse do ta përdorni atë për pastrimin e enëve të gjakut, fillojeni me doza të vogla, rreth 1-2 lugë çaji të përzierjes. Pastaj filloni të rrisni gradualisht dozën. Trajtimi zgjat për 40 ditë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: helathyfoodteam


