Shikoni çfarë ndodh nëse kapni veshët me kapëse rrobash çdo ditë

Refleksologjia është një pjesë e mjekësisë që heq dhimbjet përmes ndikimit (presionit)në disa pjesë të veçanta të trupit. kjo metodë është veçanërisht e posaçme nëse përdoret në veshë, sepse atje ka nerva të shumtë. Një metodë se si mund ta arrini këtë gjë është përmes përdorimit të kapsave të rrobave. Veshi është i lidhur me të gjitha pjesët e trupit dhe dhimbje të caktuara metoda me kapsemund të hiqen duke ushtruar presion në disa pika të caktuara të tij.

Pjesa e pasme e veshit lidhet me supet dhe kurrizin: Mbani një kapse në këtë pjesë (shikoni figurën) për 60 sekonda dhe dhimbjet në këto zona do t’ju zvogëlohen. Për rezultate më të mira përsëriteni procedurën disa herë në ditë.

Organet: pika e 2-të e treguar në figurë, lidhet me të gjitha organet në trup. Në fakt, edhe një masazh delikat me duar mund t’ju ndihmojë në këtë pikë. Nga ana tjetër, nëse keni dhimbje të mëdha kjo metodë nuk do të funksionojë, ju duhet të konsultoheni me një mjek.

Nyjet: pjesa më e lartë qendrore e veshit përshtatet me nyjet. Kapsja e rrobave do t’ju ndihmonte për të reduktuar dhimbjet e kyçeve të dorës dhe këmbës. Por, nëse keni dhimbje kronike kjo mënyrë nuk do të rezultonte efektive.

Sinuset dhe fyti: pjesa e poshtme e veshit është e lidhur me sinuset paranazale. Kur bëhet fjalë për kontaminime të sinuseve, kjo mënyrë do të ishte mjaft efektive.

Tretja: pjesa mbi kërcin e veshit është e lidhur me sistemin tretës. Me këtë metodë mund të qetësoni dhimbjet e stomakut.

Koka dhe zemra: veshi është i lidhur me 2 pjesët më të rëndësishme të trupit: zemrën dhe kokën. Problemet e zemrës apo dhimbjet e kokës mund të reduktoheshin nëse do të përdornit këtë metodë me kapse.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: cuisineandhealth

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO