Ilaçi më i mirë indian: temjani, ju rikthen qetësinë dhe ju mbron nga sëmundjet

temjaniGjatë gjithë historisë së njerëzimit, temjani është përdorur për të trajtuar sëmundje të ndryshme, pa shkaktuar asnjë efekt anësor. Pavarësisht përfitimeve medicinale që ofron, shumica e njerëzve nuk dinë thuajse asgje për të. Sipas besimeve të Ayurveda, temjani sjell në shtëpi shëndet të mirë tek të gjithë pjesëtarët e familjes. Studimet toksikologjike, kohëve të fundit kanë treguar se ekstraktet e temjanit janë shumë të sigurta në natyrë dhe mund t’i përdorni ato.

Përbërësit aktivë të kësaj “barshetje” janë monoterpenet, diterpenet, seskuiterpenet, hidrokarburet dhe acidi bosvelik. Ky acid është i mbushur me veti anti-inflamatore dhe analgjezike. Ndikimi i temjanit është vërtetuar të jetë efektiv në rastet e tumoreve të trurit dhe llojeve të ndryshme të kancerit.

Në aromaterapi, temjani është përdorur për të lehtësuar dhe trajtuar depresionin, histerinë, stresin dhe tensionin. Djegia e temjanit zakonisht ka erë shumë intensive dhe për disa njerëz mund të mos jetë e rehatshme. Mendohet se temjani mund të lehtësojë problemet e frymëmarrjes, astmën, bronkitin, sinusitin, ftohjet etj.

Edhe pse nuk është vërtetuar akoma shkencërisht, sygjerohet që temjani të shmanget nga njerëzit që vuajnë nga hipertensioni, gratë shtatzëna dhe nënat në gji.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi