Në ditët e sotme, tensioni i lartë i gjakut është një nga kërcënimet më të zakonshme dhe të rrezikshme për shëndetin. Shpesh kjo gjendje ndodh si rezultat i stresit, obezitetit, ushqimeve të kripura, duhanit apo konsumimit të alkoolit. Mjeku i famshëm i klubit të futbollit të Moskës, Lu Hun Sen, zbuloi një sekret të lashtë të mjekësisë kineze e cila ndihmonte në normalizimin e presionit të gjakut. Në mjekësinë e tyre, çelësi i normalizimit të presionit të gjakut ishte shtypja (fërkimi) i disa pikave kyçe.
Pika 1 dhe 2
Nuk ka nevojë për masazh të fortë në këtë zonë. Thjesht përdorni gishtërinjtë tuaj dhe puthiteni butësisht dorën nga poshtë për lart (shikoni shigjetën e figurës). Kjo procedurë duhet bërë nga 10 herë në çdo anë.
Pika 3
Fillimi i kësaj linje fillon nga fytyra juaj në lartësinë e llapës së veshit, gati gjysmë centimetri nga veshi dhe përfundon drejt hundës. Ju duhet të masazhoni të dy anët me majat e gishtërinjve për 60 sekonda (ndiqni drejtimin e shigjetës si në figurë). Kini kujdes, mos ushtroni shumë presion.
Ne ju këshillojmë që ta përdorni këtë metodë të lashtë kineze sepse ka rezultuar e dobishme dhe nuk ju paraqet asnjë efekt anësor.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth


