Portali antikorrupsion, vetëm “show” apo funksionon?!

Denisa Canameti

Mjeku nga Lushnja Arbër Ajazi ka zgjedhur rrjetin social “Facebook” për t’iu drejtuar Ministrit të Shëndetësisë lidhur me problemet në spitalin e qytetit të tij. Bie në sy shpesh emri i tij në të gjitha postimet e ministrisë prej një jave, gjithsesi, ankesat kanë mbetur pa përgjigje.

DenoncimiBëhet fjalë për konkursin më të fundit të zhvilluar në spitalin e Lushnjës, ku mjeku Arbër Ajazi shprehet se ka marrë vendin e parë e megjithatë nuk është futur në punë.
“Kam denoncuar një rast korrupsioni në portal që ditën e martë, 20/10/2015, për spitalin e Lushnjës. Në përfundim të konkursit, ti mund të renditesh i pari, por drejtorit nuk i intereson dhe vendin e punës ia jep kandidatit tjetër.

“Nëse portali nuk funksionon, sepse e ka mbytur korrupsioni, si të veproj? Nëse nuk ka zgjidhje, po largohem një herë e mirë nga Shqipëria, sepse këtu të vjedhin edhe shpresën për të jetuar”, e mbyll komentin e tij mjeku Arbër Ajazi.

Me një kalim të shpejtë të ashensorit duket se rastet e denoncimeve nga ana e qytetarëve janë vërtet të shumta, por askush nuk kujdeset për t’i kthyer përgjigje komentuesve. Përkundrazi, ata injorohen ashtu sikurse edhe në portalin antikorrupsion, që duket se është krijuar thjesht për “show”.

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat