Ujërat termale të Kastrokaros (Castrocaro), Itali, janë një institucion i ngritur për t’u siguruar njerëzve jetëgjatësinë. Ato ofrojnë gjithçka që i duhet një njeriu për një jetë cilësore, duke pasur kështu mundësinë për të shijuar një shëndet të mirë. Dr. Luccia Magnani, ideatore e “formulës së jetëgjatësisë” dhe administratore e këtyre ujërave flet lidhur me këtë investim, duke u shprehur se hoteli përfshin të gjitha shërbimet mjekësore dhe SPA, dhe ka një staf që kujdeset në detaj për çdo klient jo thjesht me mbërritjen e tij, por edhe pas largimit. Më poshtë intervista e plotë e saj.
Si lindi ideja e formulës së jetëgjatësisë?
Ideja e formulës së jetëgjatësisë lindi pak vite më parë kur më ngarkuan të menaxhoj ujërat termale të Kastrokaros, një strukturë historike që ka vlera shumë të larta të ujërave termale. Ideja më erdhi për t’i dhënë përgjigje pyetjes që bënte e gjithë bota në atë kohë, por që e bën edhe tani. Të përpiqesh të jetosh me shëndet më të mirë, me kushte më të mira dhe më gjatë. Por gjithnjë me një kontroll shëndetësor i cili bazohet mbi shkencë, pra, përgjigjia është: jetëgjatësi, por me baza shkencore.
Çfarë është kjo formulë e jetëgjatësisë?
Kjo formulë është një seri veprimtarish që nis nga analiza të veçanta për stresin oksidativ. Disa vite më parë jam njohur me teste shumë të veçanta të stresit oksidativ që tregojnë se, nëse ka stres oksidativ në organizmin tonë, ne prodhojmë tepricë radikalesh të lira. Këto radikale janë përgjegjësit kryesorë për sulmin që u bëhet qelizave dhe shkaktojnë plakjen e parakohshme. Të gjithë duan të plaken ngadalë dhe përpiqen ta ngadalësojnë procesin me të gjitha mënyrat.
Por si mund të ngadalësohet?
Me një parandalim të kujdesshëm. Formula e jetëgjatësisë mbetet një projekt parandalimi i lindur nga këto analiza. Si zbatohet formula? Klientët mirëpriten në strukturën tonë nga persona që u përkushtohen nga fillimi në fund. Bën analizat e më pas bën një kontroll shëndetësor të plotë. Një vizitë me mjekun e përgjithshëm, një vlerësim ushqimi të saktë, të qëndrimit të saktë ulur, si dhe të lëvizësh qartë. Do të merret përsipër nga struktura në profilin shëndetësor për gjysmën e ditës së parë që vjen atje. Pastaj gjatë gjithë qëndrimit në strukturën tonë do të merret me trajtime estetike e termale për të parandaluar rrudhat, për tonifikim, për të ruajtur shëndetin e brendshëm dhe formën e jashtme.
Fazat e zhvillimit të trajtimit janë thelbësore. Fillimisht është pjesa shëndetësore, pastaj vjen faza e ushqimit. Pjesa e udhëzimit për një ushqim të shëndetshëm ka rol shumë të rëndësishëm. Përfundon me rezultate që sjellin nisjen e dobësimit, kthimin e energjive apo të aftësive me veprimtari sportive, sipas qëllimit që sjell dikush. Sepse qëllimet që na propozojmë dhe u propozojmë klientëve janë 7.
Cilat janë këto 7 objektiva?
Dobësimi, pastrimi nga helmet, çlodhja, ristarti (rikthim në formë pas një çasti të vështirë shëndetësor, sëmundje ose ndërhyrje kirurgjikale). Trajtime të tjera janë ato sportive për personat që merren me sport dhe duan të përmirësohen, energjia për ata persona që kanë pak energji e ndihen fizikisht të lodhur. Për ata që duan të rikthejnë energjitë një trajtim specifik, intensiv kundër plakjes, që e quajmë “gjithnjë të rinj”, bën që të gjitha veprimtaritë si ato të parandalimit, ashtu edhe ato të estetikës, trajtime që kthejnë zhvillimin e rrudhave, që tonifikojnë indet e reduktojnë celulitin janë shumë të rëndësishme. Është një trajtim shumë i rëndësishëm në këtë drejtim.
Sa duhet të jetë periudha kohore që duhet të bëhen këto trajtime?
Periudha minimale është 1 javë për t’u përpjekur të bësh transferimin. Është një trajtim që përpiqet të transferojë përmes mësimit didaktik. Pas një jave personi ndihet më mirë. Është thelbësore, sepse të qenët mirë është baza që njerëzit kanë nevojë të kuptojnë për të vazhduar me atë stil jete.
Pse duhet ta bëjë një gjë të tillë një person i cili ndjehet shumë mirë që ha? Ju i jepni mësim si ta rregullojë jetën e tij edhe pasi largohet nga strukturat tuaja?
Qëllimi ynë kryesor është që personi të ketë mundësi ta vazhdojë në shtëpi. Stafi mjekësor e merr në telefon dhe e pyet nëse po fle mirë, nëse është dobësuar, nëse disa analiza që nuk shkonin mirë, janë përmirësuar. Për ne ka pasur një rëndësi të madhe kjo, që të dimë më pas nëse vazhdojnë atë stil jete.
Klientët tanë e vazhdojnë stilin e jetës. Rezulton se 90 % e tyre e vazhdojnë edhe më pas. Thoja në fillim se pse vazhdojnë? Përgjigjja që i dhashë vetes është që ndihen më mirë, s’mund të heqin dorë më.
Të ndihesh mirë fizikisht, mendërisht, është një çështje mirëqenieje të cilën nuk e lë. Nis të përshtatësh praktika të thjeshta të përditshmërisë.
Kryesisht çfarë grupmoshash vijnë në “Grand Hotel”-in tuaj?
Kemi klientë që nisin formulën që në moshën 40 vjeçare, ka edhe 35-vjeçarë e madje edhe në të 20-tat. Nuk ka moshë. Shumica janë 40 vjeç e lart. Të rinjtë tërhiqen nga veprimtari të tjera.
Në hotelin tuaj mund të vihet vetëm për të ndjekur këtë kurë apo edhe për të qëndruar, relaksuar dhe për të parë personazhet që bëjnë këto trajtime?
Vihet edhe për t’u çlodhur. Çlodhja dhe kura termale është shumë e rëndësishme. Kush nuk merret me kurën e jetëgjatësisë, bën pushime në ujërat termike. Mund të vijë edhe si klient në hotel dhe të përfitojë nga llixhat termale.
Ky hotel ka një histori interesante, sepse është ndërtuar nga Musolini, ka një arkitekturë të cilën ju e keni ruajtur…
Po, territori është shumë i pasur. Historia e strukturës sonë si hotel është e rëndësishme , hoteli është cilësor dhe shumë i bukur. Është ndërtuar nga Musolini në vitet ’30-’40. Ndërtoi një hotel të madh ngjitur me pavionin termal për të kuruar, pak më i shkëputur është një pavion i mrekullueshëm me shumë dekore dhe elemente të rëndësishme arkitekturore. Ka një park të madh prej 8 hektarësh, ku mund të bëhen shëtitje.


