Ja pse njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të pinë verë

Alkooli mund të jetë shkatërrues për shëndetin tuaj, duke ndikuar në ngritjen e tensionit të gjakut dhe rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit nëse konsumohet në sasi të mëdha. Por, a duhet ta konsumojnë alkoolin njerëzit të vuajnë nga diabeti?

diabetHulumtuesit nga Universiteti “Ben-Gurion Negev” në Izrael bënë kërkime për të parë se sa e sigurt dhe e efektshme është konsumimi i verës për një grup të veçantë të njerëzve,ata me diabet të tipit 2. Njerëzit me diabet tip 2 kanë më shumë gjasa se njerëzit e tjerë për të vuajtur nga sëmundje kardiovaskulare.

Hulumtuesit zgjodhën 224 njerëz që u përshtaten me këtë profil. Në darkë pjesëmarrësve në studim iu dha për të pirë një prej pijeve të mëposhtme: ujë mineral, verë e bardhë ose verë të kuqe. Ata gjithashtu ndoqën një dietë mesdhetare pa shumë kalori për 2 vite.

Pjesëmarrësit kryen analizat e gjakut në fillim dhe në fund të studimit, në mënyrë që shkencëtarët të mund të shikonin reagimin e trupit ndaj këtij eksperimenti.

Pas përfundimit të studimit, ata vunë re se vera e kuqe rriti nivelin e kolesterolit të mirë HDL tek personat që e konsumuan në krahasim me grupin që piu ujë. Njerëzit që pinë verë të kuqe ose të bardhë, gjithashtu raportuan cilësi më të mirë të gjumit se grupi që piu ujë dhe studiuesit dolën në konkluzionin se vera nuk jep efekte negative tek personat që vuajnë nga diabeti. Sigurisht nëse konsumohet në sasi të moderuar dhe shoqërohet me një regjim ushqimor e fizik të rregullt.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Health.com

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës