Ja cilat ushqime luftojnë më mirë alergjitë e stinës

Me ndryshimin e stinës shumë  njerëz preken nga viroza të ndryshme dhe alergjitë bëhen më të shpeshta. Për të luftuar alergjinë ju nevojitet konsumimi i këtyre ushqimeve:

Hudhra: Një studim i vitit 2012 tregoi se hudhra e freskët dhe e gjallë është e efektshme për të luftuar reaksionet alergjike. Për më tepër, ajo përmban një dozë të mjaftueshme të vitaminës C, shumë e nevojshme për sistemin imunitar. Mundohuni ta përdorni hudhrën me salca të ndryshme në shtëpi. Do të jetë një ushqim shumë i mirë për ju.

alergji ushqBrokoli: Është shumë i pasur me vitaminë C dhe acid folik, që luftojnë alergjitë. Mundohuni t’i hani të gatuara në akull me pak kripë dhe vaj ulliri. Një mënyrë tjetër mund të jetë edhe të gatuara me kos, hudhër dhe perime të tjera.

Domatet: Një tjetër kampion i vitaminës C që ndihmon kundër alergjive. Dieta mesdhetare ëhstë e pasur me domate. Studimet tregojnë se dieta mesdhetare është shumë e mirë kundër alergjive dhe për të pasur shëndet të mirë.

Jeshillëqet: E gjithë familja e perimeve me gjethe jeshile është kundër alergjive. Lakra jeshile, spinaqi, sallata jeshile etj, rrisin sistemin imunitar dhe luftojnë alergjitë. Të mira janë edhe avokadot dhe shpargujt.

Frutat e thata: Ekspertët thonë se frutat e thata, si: arrat, lajthitë e bajamet, janë të pasura me përbërës antiinflamatorë, si acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë E. Këta përbërës ndihmojnë kundër inflamacionit që shkaktojnë një fyt dhe hundë të acaruar gjatë reaksionit alergjik.

Qepa: Një perim i tillë është një superhero në kuzhinë. Në fakt, e gjithë familja e qepës është shumë e mirë kundër alergjive (siç thamë më lart hudhra, si dhe preshi i shtohen listës).

Yndyrnat dhe vajrat e shëndetshëm: Rekomandojmë yndyrna natyrale të mira që luftojnë kundër alergjive. Sidomos ata që vuajnë nga astma kanë shumë të mira kur konsumojnë yndyrnat omega-e. Ato mund t’i gjeni në vajin e ullirit, vajin e arrës së kokosit, të avokados, të arrës, të farave të lirit.

Ushqimet e fermentuara: E dini që të paktën 70% e sistemit tuaj imunitar është e përqendruar në zorrë? Ja pse konsumimi i baktereve të mira është e rëndësishme për të rritur sistemin imunitar duke ulur kështu reaksionet alergjike. Mundohuni të përgatisni vetë lakër turshi, bozë ose të blini produkte të tilla të shëndetshme në dyqane.

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta/ Burimi: Foodallergy.org

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës