Për gazetën “Shëndet+”, mjeku Edvin Prifti, shef i kardiokirurgjisë në QSUT
Përdorimi i sigurt i medikamenteve është tepër i rëndësishëm. Më poshtë do të jepen parime të përgjithshme që mund t’i jenë në ndihmë mjekut tuaj për të siguruar trajtimin më të mirë për ju
-Aspirina
Profili: aspirina merret nga goja dhë përdoret për të holluar gjakun. Mund të parandalojë atakun kardiak. Përdoret gjithashtu në rastet e etheve, dhembjeve artikulare.
Informacion për ju dhe mjekun kurues:
- Tregojini mjekut nëse merrni hollues të tjerë të gjakut
- Tregojini mjekut tuaj nëse merrni medikamente të tjera për dhimbjen ose medikamente për artritin.
- Efekte anësore më të zakonshme
- Djegie në stomak
Kontaktoni me mjekun në rast se…
- Keni hemorragji
- Keni skuqje dhe të kruara në lëkurë
- Të dalurat jashtë kanë ngjyrë tepër të errët.
-Diuretikët
| Emri farmaceutik Emri tregtar Industria Prodhuese |
| Bumetanide Bumex Roche
Furosemide Lasix Aventis Hydrochlorothiazide Hydrodiuril Merck Microzide Watson Torsemide Demadex Roche |
Profili: këto medikamente merren nga goja. Ulin sasinë e ujit në organizëm duke stimuluar veshkat. Ulin presionin e gjakut.
Informacion për ju dhe mjekun kurues:
- Tregojini mjekut nëse vuani nga diabeti ose probleme të urinimit
- Tregojini mjekut nëse keni patur alergji nga diuretikët
- Tregojini mjekut për të gjitha medikamentet që merrni
- Mos harroni doza, mos dyfishoni ato si dhe mos i ndaloni medikamentet pa pyetur mjekun.
Efektet anësore të zakonshme
Marrje mendsh kur ndryshoni pozicionin
Kontaktoni mjekun në rast se…
- Keni kontraktime muskulore, ose dhembje, nauze ose të vjella, dobësi. Këto janë shenja të humbjes së kaliumit.
- Keni skuqje dhe të kruara në lëkurë.


