Vdekjet e papritura të foshnjave janë të njohura ndër vite. Për këto lloj vdekjesh edhe sot e kësaj dite është e vështirë që të jepet një përgjigje e saktë. Megjithatë, ka disa këshilla që mund të merren parasysh dhe veprime që duhen shmangur për të bërë gjithçka të mundshme që një gjë e tillë të mos ndodhë, të dhëna për “Shëndet Plus” nga infermierja Aurora Bajraktari. (Informacion më të detajuar do të gjeni në numrin e radhës të gazetës 01 shkurt 2014)
-Gjithmonë vendoseni beben në shpinë për t’u ushqyer dhe për të fjetur.
-Vendoseni beben të flejë në një sipërfaqe të sheshtë dhe të fortë (të qëndrueshme) dhe asnjëherë të mos vihen bebet të flenë me jastekë, jorgane apo lëkura kafshësh.
-Të mos lihen lodra pellushi rreth bebes.
-Të mos lejohet të pihet cigare në ambientin ku bebi fle as nga nëna dhe as nga familjarë të tjerë.
-Të mos vendoset bebi të flejë me të rritur të tjerë.
-Të përdoret biberon i thatë dhe i pastër kur bebi vendoset për të fjetur.
-Të mos mbingrohet bebi gjatë gjumit.
-Të shmangen produkte që pretendojnë se mund të reduktojnë SIDS-in, sepse nuk ka produkte të tilla të testuara për efektivitetin.
-Të mos përdoren monitorues të shtëpisë, duke menduar se do të reduktohet risku për SIDS-in.
-Të reduktojmë idenë se duke fjetur në shpinë bebit mund t’i bëhet koka e sheshtë. Në periudhën që bebi është zgjuar mund të vendoset në pozicione të tjera duke u mbikëqyrur nga prindërit.


