Ja përfitimet e pabesueshme që merrni nëse hiqni bukën nga dieta juaj

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Për shumë njerëz ushqimi më i preferuar është buka. Madje atyre nuk u pëlqen asnjë gjellë apo ushqim tjetër nëse nuk e konsumojnë me një fetë bukë. Më poshtë do t’ju paraqesim disa përfitime që i shtoni trupit nëse shmangni konsumimin e bukës, sidomos bukën e bardhë:

buke ne fetaDo të bini në peshë: buka është e pasur me karbohidrate dhe, kur e teproni me konsumimin e saj, është e sigurtë që do të shtoni në peshë. Trupi ruan karbohidrate në formën e glikogjenit dhe ndodh që për shkak të këtyre karbohidrateve, trupi të mbajë ujë.  Çdo gram karbohidratesh në trup bën që trupi të mbledhë rreth 3-4 herë më shumë ujë. Prandaj, nëse shmangni konsumimin e bukës, një nga përfitimet që do të merrni është rënia në peshë.

Nuk do të ndiheni vazhdimisht të uritur:  buka e bardhë është plot me karbohidrate të përpunuara, gjë e cila çon në një rritje të papritur të sheqerit në gjak, që më pas bie. Këto ndryshime të papritura bëjnë që trurit t’i dërgohen sinjale të shpejta e të paqarta mbi nevojën për ushqim apo për ndjenjën e urisë.

Do t’ju rritet energjia dhe do t’ju përmirësohet tretja: buka e bardhë nuk përmban fibra të favorshme që ndikojnë në funksionimin normal të zorrëve dhe tretje. Shpesh konsumimi i bukës së bardhë mund të shkaktojë kapsllëk dhe probleme me tretjen. Kjo nuk do të thotë që buka duhet të eliminohet fare si ushqim, por duhet ta konsumoni atë në sasi të paktë dhe duhet të mundoheni ta zëvendësoni me drithëra më të shëndetshme që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak./ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë