Një pension, 4 analiza

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Mungesa e kushteve për një shërbim optimal në QSUT nuk është më e panjohur. Sorollatjet për vula, për të kryer ekzaminimet përbëjnë makthin e përditshëm të pacientëve. E makth mbi makth është mungesa e aparaturave apo laboratorëve për të kryer ekzaminimet.

Fatura e pensionistesPjesa më e madhe e pacientëve janë rrogëtarë që kanë një nivel jetese mesatar e shumë të tjerë që nuk kanë asnjë të ardhur. Pacientë të kalibrit Kryeministër apo ministër Shëndetësie kanë zgjedhur spitalet private, aty ku nuk kanë munguar as investimet e shumta.

Pacientja S.N., një e moshuar 60-vjeçare, e cila si të ardhur ka vetëm pensionin e shtetit, një shumë minimale është detyruar të paguajë 6800 lekë për të kryer 4 analiza në një nga spitalet private. Kjo sepse analiza të tilla, si: feçe gjak okult, ferritinë, vitaminë B12 dhe acid folik  nuk kryhen në QSUT. E moshuara shprehet shumë e shqetësuar, pasi këto analiza, pa medikamentet, i kanë kushtuar asaj sa një pension.

Me situata përballen çdo ditë pacientët të cilët tregojnë për “Shëndet+” se sa e vështirë është që të mbyllësh çdo ekzaminim në shtet.

“Edhe kur punon aparatura, prapë mjekët nuk na japin siguri për rezultatet, kjo sepse patjetër ajo aparaturë e ka një problem”, shprehet pacientja.

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat