Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta
Pjesë të ndryshme të trupit mund të preken nga artriti duke ju shkaktuar dhimbje shumë të forta. Kjo lloj dhimbje mund të qetësohet me pushimin dhe terapinë e duhur.
Gjithashtu, disa nga kurat natyrore janë shumë efektive për qetësimin e dhimbjeve që shkaktohen nga artriti, ja disa mënyra të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë shumë:
Përzieni 1-3 lugë uthull molle dhe 8 gota ujë ose lëng qershie. Konsumojeni këtë përzierje gjithmonë para vakteve.
Vaj kokosi dhe uthull molle
Nëse doni rezultate më të mira, përzieni 2 lugë uthull molle dhe 1 lugë gjelle vaj kokosi. Vendoseni këtë përzierje në zonën ku ndjeni dhimbje dhe rezultatet do të jenë të dukshme pas një periudhe të shkurtër kohe.
Dush me uthull molle
Ju mund të bëni dush me uthull molle për këmbët. Përzieni 6 gota e uji dhe pak uthull molle, më pas vendosni këmbët në këtë përzierje. Nëse keni dhimbje në qafë apo në një pjesë tjetër të trupit, lagni një peshqir pambuku në këtë përzierje dhe vendoseni në qafën ose në zonat e tjera ku ndjeni dhimbje.
Burimi: http://www.humanhealthinfo.com/


